Flower
Flower

Operacion në Shkodër/ RENEA, FNSH e Shqiponja arrestojnë 14 persona

Mëngjesin e ditës së sotme, forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë shkuar në Shkodër, ku kanë arrestuar 14 persona.

Arrestimet janë kryer pasi prej kohesh këta persona ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm duke nisur menjëherë aksionin blic. Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet.

Forcat e policisë janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe me tej.

Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Në vazhdim pritet qe policia te japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto