Flower
Flower

Edi Rama nuk kursen batutat në takimin me kryeministrin maqedonas: “I detyruar të paguajë shpenzimet e drekës”

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, prej nga ku është shprehur se zyrtarizimi i gjuhës shqipe është një hap i madh në afrimin e shqiptarëve me maqedonasit.

Në fjalën e tij, kryeministri nuk ka kursyer as batutat, duke u shprehur se homologu i tij është i detyruar tani që të paguajë shpenzimet e drekës.

“Është vërtet kënaqësi. Ju jeni këtu pas një arritje historike madhështore që është frut i lidershipit tuaj Marrëveshja e Prespes i dha fund një ngërci shumë vjeçar, i hap rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në Nato. Më vjen shumë mirë që Shqipëria ishte ndër të para që miratoi protokollin e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Është një vend mik dhe strategjik i pazëvendësueshme. Marrëdhënia me të cilin kultivohet përmes parimeve dhe vlerave më të mira që na bashkojnë si dy vende që i përkasin Europës dhe do jenë pjesë e familjes europiane.

Unë jam mirënjohës, shqiptarët janë mirënjohës. Për ne seanca e Kuvendit tuaj ku u fol shqip ishte simbolikisht historike. Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë që integriteti i Maqedonisë së Veriut është në interesin tonë.

Ne jemi në një moment të veçantë.

Shkëmbimi i ekspertizës, përvoja e krijuar na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë, më vjen shumë mirë që kemi dakordësi për të ecur përpara për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike, por jo vetëm, për të realizuar një proces të domosdoshëm për krijimin e kufirit.

Siç e dini, ne kemi nisur një proces me Kosovës, i keqkuptuar tek tuk, ku kemi folur për Shengen, ne kemi dëshirën ta materializojmë në rradhë të parë me miqtë tanë.

Me bindjen që të gjithë shokët e BE duhet të hyjnë në këtë proces dhe kufijtë tona duhet të jenë aq fluidë sa ata të BE. Më vjen shumë mirë që do kemi dakordësi për këtë gjë dhe do punojmë së bashku. Ne organizuam përpara 15 mujash mbledhjen e dy qeverive , natyrisht duke pritur ftesën tuaj zyrtare”, u shpreh Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto