Flower
Flower

Edmond Tupja mesazh Edi Ramës: “Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri”

Ditën e sotme është organizuar një takim nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në bashkëpunim me kryetarin e PD, Lulzim Basha, me temë “Arti në mbrojtje të demokracië”.

Në fjalën e tij, profesori dhe publicisti Edmond Tupja, i është drejtuar kryeministrit Rama, duke u shprehur se: “Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre”.

“Qeveria aktuale, në personin e kryeministrit ka frikë nga teatri. Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre. Sepse në teatër që në kohën e Aristotelit në teatër bëjmë katarsis.Spektatori bën katarsisin, pra zhvishet për të bërë katarsisin sepse nuk mund të shkosh i blinduar dhe të zhvishesh do të thotë ta shikosh veten lakuriq. Të shohësh veten lakuriq në kuptimin e figurshëm do të thotë të kuptosh sa vlen. Dhe kur ti e kupton që nuk vlen ti e urren vetveten. Kjo është për z. Rama”, u shpreh Tupja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto