Flower
Flower

Fton qytetarët në protestë, Basha: “Jam nip Dibre, mollët t’ia hedhim në surrat më 16 mars”

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në një takim me qytetarët në Dibër, prej nga ku është shprehur se qeveria e Ramës duhet të largohet sa më parë pasi gjendja e shqiptarëve po rëndohet më shumë.

Në këtë qytet, Basha ka takuar tregtarët e fruta-perimeve, të cilët kanë treguar se nuk kanë treg për të situr mollën e Dibrës, e cila njihet në të gjithë Shqipërinë.

“Merri mollët me vete dhe t’ia hedhim në surrat dhe në fytyrë. Merri me vete me 16 mars. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë.  Kjo nuk është Dibra e Dibranëve dhe e Ymer Lalës. Dibrani ka qenë zot shtëpie, por sot nuk jeni . Janë Edi Rama dhe Ymer Lala.

Po iu them hapur, sepse jam nip Dibre. Me ndihmën e krimit ua mori bashkinë. Ka ardhur koha për t’i këput kokën krimit në Tiranë. Kjo nuk është qeveri, por kjo është bandë. Do ta rrëzojmë me të gjitha rrugët dhe mjetet”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto