Flower
Flower

Ish ministri Ahmetaj u drejtohet deputetëve të rinj: “Mos u ndjeni keq, bëtë detyrën tuaj ndaj Atdheut”

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u është drejtuar deputetëve të rinj të opozitës, duke i falenderuar ata që morën statusin e deputetit.

Ahmetaj u është drejtuar duke u thënë mos të ndihen në faj pasi bënë detyrën ndaj Atdheut.

“Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë: Detyrën ndaj Atdheut. Ngrihuni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët”,- tha ai.

“Këtij parlamenti për shkak të gladiatorizmave primitivë i ka munguar debati për cështje që iu interesojnë qytetarëve. Në anketën tre mujore të forcave të punës tregohet se punësimi është rritur dhe papunësia ka zbritur. Asnjëherë s’kemi thënë se situata është rozë, por e dimë që është ndryshe. Për cfarë protesojntë këta njerëz për ta kthyer Shqipërinë aty ku e lanë. E gjithë përpjekja është për të hedhur baltë mbi hapjen e negociatave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto