Flower
Flower

Kryeministri maqedonas Zaev i drejtohet opozitës shqiptare: “Asnjëherë s’kam bërë si ju”

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë marrë fjalën në një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij, kryeministri maqedonas iu drejtua Ramës me fjalën “I dashur Edi”, ndërsa më pas ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen që i dha Maqedonisë së Veriut për t’u integruar në NATO.

Po ashtu, Zaev i ka dhënë një mesazh opozitës shqiptare, ndërsa ka thënë se viti 2019 është i rëndësishëm për integrimin e të dyja vendeve.

“Përvoja na dëshmoi se dialogu mes pushtetit dhe opozitës siguron rrugën para për shtetin, kjo është rruga nga e cila duhet të ecin para të gjitha shtetet e Ballkanit. Këtu vijmë si miq. Edhe unë kam qene në opozitë para 21 muajsh por asnjëherë s’kam treguar para vendeve të BE se jemi kundër bisedimeve me ta. Ne jemi miq të të gjithë shqiptarëve dhe dëshirojmë vetëm të mira për të gjithë ju Pas takimit me kryeministrin Rama jemi gati të thellojmë bashkëpunimin”, u shpreh Zaev.

Ju mund të pëlqeni dhe këto