Flower
Flower

Nga Dibra, Lulzim Basha publikon emrat në “Dosjen 184”, të përfshirë ministra e vet kryeministri

Ditën  e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në një takim me qytetarët e qarkut Dibër, ku i ka bërë thirrje atyre që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit të opozitës.

“Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse Dibra ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës dhe të vajzave dhe grave. Këtu në Dibër në shtator të 2016 u bë eksperimenti i parë i Edi Ramës me aleancë me krimin.  Vendosi të sjellë në krye të vendit, kriminelët për të nënshtruar demokratët dhe për të zhdukur socialistët e Dibrës. Tash dy vjet e gjysmë dibranët e dinë se zot në shtëpitë dhe bizneset e tyre është Edi Rama dhe Ymer Lala, janë horrat dhe kriminelët”, u shpreh Basha mbi blerjen e votave.

Ndërkaq, kryetari i PD, ka zbuluar për herë të parë emrat e “Dosjes 184”, e cila tregon përgjimet në blerje votash dhe kontakte me Ymer Lalën dhe dy ish-ministra të qeverisë Rama, si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Ai përmendi edhe disa emra deputetësh të rëndësishëm në qarqet e Veriut të vendit, të cilët janë përfshirë në negociatat për mbushjen e kutive të votimit.

“Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Sadri Abazi, Blerim Ndreu, Paulin Sterkaj, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë e votimit, që të kapnin bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin që e vunë në zbatim në 2017”, theksoi kreu i PD.

“Prokuroria e Arta Markut dhe Donika Prelës e ka fshehur këtë dosje”, kryeministri Rama dhe biznesmeni dibran Ymer Lala do të përfundojnë të dy në qelitë e burgut.

“Edi Rama ka qejf të rrijë me Ymer Lalën.  Edi Rama dhe Ymer Lala do të rrinë bashkë në qelitë e burgut 313, aty ku e kanë vendin të gjithë at që kryen vjedhjen e votave dhe instalimin e një pushteti kriminal”, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto