Flower
Flower

Nuk ka asgjë në frigorifer, 62 vjeçarit të papunë i vjen fatura ekstreme e energjisë elektrike

Një burrë 62 vjeçar i papunë dhe që ka edhe dy pjestarë të tjerë në familjen e tij, mezi siguron bukën e gojës për ta, pasi nuk ka asnjë të ardhur.

Por ndonëse frigoriferi i tij qëndron bosh në më të shumtën e kohës, i moshuari ka treguar se fatura e energjisë elektrike i ka shkuar plot 40 mijë lekë.

“Sot vetëm bukë me dhallë të thartë”, shprehet i moshuari për “Ora News”, kur e pyesin se çfarë kishte ngrënë gjatë ditës. “Drita 40 mijë, 10 aktmarrëveshja dhe 10 uji”, ka thënë ai më tej, i cili ndonëse i sëmurë, ka kërkuar për punë, por nuk ka gjetur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto