Flower
Flower

Po punonte për të larguar pemët që kishin rënë mbi çerdhe, 45 vjeçari shqiptar humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pistoia të Italisë, ku një punëtor shqiptar ka gjetur vdekjen në krye të punës.

Mediat italiane raportojnë se viktima i identifikuar si Sokol Rahshata, 45 vjeç, është rrëzuar nga shkallët në një lartësi prej 3 metrash, kur po largonte pemët që ishin rrëzuar nga erërat e forta sipër një çerdheje.

Ndonëse shqiptari u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto