Flower
Flower

Pritej të shpallej pretenca për Kelmend Balilin, shtyhet seanca për këtë arsye

Pasi gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të Kelmend Balilit, pritej që proçesi i gjykimit të tij të mbyllej në pak seanca.

Por ndërsa në seancën e sotme pritej të pretenca për të nga Prokurori Ened Nakuci, kjo që nuk ka ndodhur.

Seanca është shtyrë për në 26 mars pasi mungonte i pandehuri dhe avokati i tij, ndërsa në të mori pjesë dhe një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.

Në vendimin e ndërmjetëm gjykata arsyetoi se kërkesa nga i pandehuri është bërë brenda afateve ligjore dhe çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet. Në këto kushte, nëse ish-drejtori i Transporteve shpallet fajtor nga drejtësia, ai përfiton menjëherë ulje të një të tretës së dënimit. Pas këtij vendimi, gjykata ftoi prokurorinë që të përgatisë konkluzionet përfundimtare.

Ju mund të pëlqeni dhe këto