Flower
Flower

Rrahu të birin e plagosi vajzën e tij, përfundon në pranga 50 vjeçari vlonjat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë sot, ku një burrë 50 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar fizikisht djalin e tij dhe vajzën.

Shtetasi me inicialet P.Sh mësohet të ketë dhunuar djalin dhe ka plagosur me thikë në dorë vajzën e tij pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje.

Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur

Ju mund të pëlqeni dhe këto