Flower
Flower

Do t’ju këputet shpirti, 22 vjeçarja qëndron sipër va.rrit të të fejuarit: “Sot do ishte dita më e lumtur jona”

Sara Baluch, një 22 vjeçare, ka përjetuar një nga humbjet më të mëdha në jetën e një njeriu, kur i fejuari i saj, Mohammad Sharifi, u qëllua për vdekje tre javë para se ata të martoheshin.

Ditën e dielë, Sara shkoi e veshur në varreza me fustanin e saj të dasmës, në një ditë kur në fakt ajo duhet të shkonte drejt altarit dhe të martohej me të fejuarin e saj.

“Duhet të ishim bashkë. Më vjen shumë keq Mohammad, më vjen shume keq“, ishin fjalët e së resë mes lotësh në sy, ndërsa mamaja e saj, Sona, i vendosi në kokë vajzës një vello të zezë pasi po largoheshin nga varrezat.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se 24 vjeçari u qëllua për vdekje më 19 shkurt në një parking në kompleksin Hixcson, nga një person që do t’i shiste një Xbox, të cilin e njohur përmes Facebook. 20 vjeçari, përgjegjës për vdekjen e të riut, është arrestuar nga policia.

Pata një parandjenjë shumë të keqe”, tha ajo për “Times Free Press”, duke treguar momentin kur shkoi në spital për të parë të fejuarin, ndërsa më pas një infermiere i dha lajmin e hidhur.

 “Nuk ishte e drejtë. Ai më mbronte mua çdo ditë dhe unë nuk munda ta mbroja”, ka thënë 22 vjeçarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto