Flower
Flower

Ka fiksuar gjithë amerikanët, ky është restoranti shqiptar që po bën bujë në SHBA e ka përfunduar në media

Në median e njohur amerikane “New York Times”, do të gjeni një artikull shumë të gjatë mbi një restorant shqiptar që ndodhet në Bronx të New York.

Restoranti quhet “Çka ka qëllu” dhe është në pronësi të Ramiz Kukaj, ndërsa në artikullin e “New York Times” thuhet se si vendi është i mbushur plot me vegla muzikore antike.

“Fillimisht sheh koleksionin e veglave antike, instrumenteve me tela, kunjave, mullinjve prej bronzi, makinave shkrimi me dorë, pjata metalike me çekiç dhe kostume të qëndisura. Dyshemetë dhe muret duket sikur janë transportuar nga një shtëpi apo fermë shqiptare dhe mikpritësit luajnë meloditë popullore mbi instrumentet tradicionale, larg nga ato moderne dhe globale të grupit të tunxhit “Fanfara Tirana”. Restoranti është i zhytur në nostalgji”, thuhet aty.

Por në këtë artikull s’mund të mungonte dhe përshkrimi i kuzhinës shqiptare, e cila thuhet se i ngjason italianes, por është e afërt me atë turke e greke.

“Suxhukë të mbushur varen për tu tharë në sallameri. Këtu do të gjeni, byrekun shqiptar që sfidon biftekun xhamajkan. Nëse doni një eksperiencë të thellë shqiptare, “Çka Ka Qellu” është vendi ku duhet të shkoni.”

“Njëlloj si në Shqipëri kafja e zier e fortë të shërbehet me një ene me bisht të gjatë”, thuhet për kafen në këtë restorant.

Ju mund të pëlqeni dhe këto