Flower
Flower

Kishte gjysmën e arit të botës, ky ka qenë njeriu më i pasur që ka jetuar

Ditët e sotme, Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon” mban titullin e njeriut më të pasur në botë me një pasuri që kap vlerën e 131 miliardë dollarëve, i ndjekur më pas nga Bill Gates, që kap vlerën e 96.5 miliardë dollarësh.

Por ndonëse të dy këta kanë pasuri marramendëse, që disa njerëz thjesht do e ëndërronin, përsëri nuk krahasohen me njeriun më të pasur në botë.

Muzeu Britanik ka bërë të ditur se njeriu më i pasur që ka jetuar ndonjëherë, ka qenë Mansa Musa, mbreti i Perandorisë në Mali, që lindi në vitin 1280 nga një familje sundimtarësh, ndërsa në pasurinë  e tij, përfshihej gjysma e arit të botës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto