Flower
Flower

Nuk funksionuan për orë të tëra, zbulohet arsyeja pse u prishën Facebook, Instagram e Whats App

Ditën e djeshme, për orë të tëra njerëz përreth gjithë botën nuk mund të futeshin dot në profilet e tyre në Instagram, Facebook apo edhe në Whatsapp.

Mediat e huaja përcollën lajmin se shkak ishte bërë përditësimi i tyre, por një artikulli i fundit në “New York Times” zbulon se bllokimi ndodhi për një tjetër arsye.

Sipas kësaj gazete, thuhet se Prokurori Michael LaForgia ka nisur një hetim penal ndaj Facebook, pasi dyshon se ai po shet të dhënat personale të individëve tek Apple, Google, Amazon e Microsoft.

Këto akuza janë cilësuar si absurde nga drejtori i marrëdhënieve publike të Facebook, Chris Cox, i cili shprehet se përdoruesit janë më të rëndësishmit në rrjetet sociale dhe të dhënat e tyre janë të sigurta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto