Flower
Flower

Bora Zemani e lidhur me aktorin e njohur? Donald Veshaj flet mbi marrëdhënien e shumëpërfolur

Prej disa javësh është aluduar në media se moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, është në një lidhje me aktorin e “Al Pazar”, Donald Veshaj.

Por në një intervistë të dhënë, Bora u shpreh se asgjë nuk kishte ndryshuar në jetën e saj, ndonëse disa burime për “Panorama Plus” treguan se dyshja u njohën në ambientet e Tv Klan dhe tani janë në një romancë.

Ndërkaq, Donaldi ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soirèe”, prej nga ku ka treguar se si duhet të jetë partnerja e tij dhe kushtet që ajo duhet të plotësojë.

“Mjafton të jetë… mund të jetë dhe e huaj. Dua një person që të më japë atë që i dhashë! Sot ka ikur kjo pjesa që nga je, nga vjen. Mund të martohesha edhe me një lushnjare”, tha Donaldi, por nuk zbuloi nëse është i lidhur ose jo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto