Flower
Flower

Pasi e tallën në rrjete sociale, Tayna bën deklaratën e fortë në mbështetje të të riut

Reperja e famshme shqiptare, Tayna, ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve në Instagram se po bëhet gati për këngën e saj më të re, pas publikimit të “Ring Ring”.

Por pak më parë, Tayna ka zbuluar me ndjekësit e saj, tematikën e këngës, e cila do të fokusohet tek talljet që u bëhen njerëzve në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto me një djalë nga Kosova, i cili disa kohë më parë u kthye në një meme në Kosovë pasi e pyeste gazetaren shpesh “A bon me fol” dhe u tall nga të rinjtë.

Kështu, Tayna ka vendosur ta përdori fjalinë “A bon me fol” në mbështetje të djalit, ndërsa ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

“Unë takova Besim Hajrën, njëri prej djemve të videos ‘A bon me fol’. Besimi ishte një ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai më tregoi për talljet dhe siç e dimë të gjithë, historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdor fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shndërrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të marrë një kah tjetër. Besimi tha se është dakord, Iliri gjithashtu.”, ka shkruar Tayna pran fotos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto