Flower
Flower

Pasi tërhoqën vëmendjen me dasmën e tyre, Nick Jonas i bën dhuratën super luksoze bashkëshortes së tij

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it, të cilët u martuan tre muaj më parë në një ceremoni madhështore.

Dasma e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, për shkak se ata ndërthurën traditat e ndryshme të vendeve nga vinin, duke e bërë atë një nga më të komentuarat e vitit.

Por teksa shijojnë jetën së bashku, Nick i ka bërë së fundmi një dhuratë super luksoze bashkëshortes së tij, aktores së njohur, Priyanka.

Ai i ka bërë një surprizë Priyankës, duke i dhuruar një makinë që kap vlerën e 169.595 dollarëve, ndërsa aktorja ka publikuar disa foto ku pozon tek makina bashkë me burrin e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto