Flower
Flower

Rita Lati thumbon publikisht Agron Llakajn: “S’më zëvendësuat dot”

Në emisionin “Soiree” mbrëmjen e djeshme, kanë qenë të ftuar këngëtarë dhe aktorë të njohur me origjinë nga Vlora, të cilët kanë kërcyer valle e kanë kënduar, duke argëtuar publikun me bisedat e tyre.

Njëra nga të ftuarat ka qenë dhe aktorja e njohur Rita Lati, e cila është ngritur në skenë për të kënduar këngën e njohur vlonjate “Nën një portokalle”.

“Unë kam kënduar parodi gjithë jetën dhe në një farë mënyre edhe kam kënduar ndonjë çikë”, u shpreh Rita, ndërsa Bujar Asqeriu tha: “Rita ka qenë aktore dhe parodiste e shkëlqyer!”

“…Që s’më zëvendësuan dot aman!”,  tha Rita me ironi, ndërsa shumë menduan se ky ishte një thumbim që aktorja ia drejtoi Agron Llakajt që ndodhej në studio dhe ish bashkëpunëtorit të saj, Bujar Merës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto