Flower
Flower

U bë nënë, Elita Rudi publikon foton e ëmbël të vogëlushit të saj me dedikimin e bukur për mamanë

Disa javë më parë, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë të një djali të vogël, i cili quhet Zëri.

Çifti kanë publikuar shumë foto me vogëlushin e tyre përgjatë këtyre javëve, duke shijuar çdo moment me të. E ditën e djeshme, Elita i habiti të gjithë fansat e saj kur publikoi një foto të vetën, duke treguar se ishte kthyer në një formë perfekte fizike pas lindjes.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka postuar një foto të djalit të saj, këtë herë duke ia mbuluar fytyrën, por e ka fokusuar kamerën tek mbishkrimi mbi bluzën e djalit. “E dua mamin”, lexon bluza që Zëri ka veshur, një dedikim i ëmbël ky për të ëmën e tij, Elitën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto