Flower
Flower

Futbollisti i Kastriotit mbi dhunën ndaj lojtarëve të Skënderbeut: “Nuk ishin tifozët tanë, por të Partizanit…”

Lidhur me dhunën që u ushtrua mbi 3 lojtarët e “Skënderbeut” në Fushë-Krujë, Sokol Neziri, futbollisti i Kastriotit, ka folur për “Supersport” duke thënë se nuk ishin tifozët e tyre që ushtruan dhunë, por ka hedhur dyshimet tek tifozët e Partizanit.

“Ishim në analizë në dhomat e zhveshjes dhe nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Kur erdhën lojtarët e Skënderbeut biseduam me ta, janë kolegët tanë. Na vjen keq për atë që ndodhi. Ata nuk janë tifozët tanë. Ka edhe shumë tifoza të Partizanit. Në shumë ndeshje na kanë nxjerrë probleme. Si në ndeshjen ndaj Teutës me Osmanin dhe tani.

Ai është sulmuar gjatë 90 minuta. Jemi dënuar në atë ndeshjen. Fushë-Kruja është një bastion i kuq. Edhe në ndeshjen ndaj Tiranës na kanë nxjerrë probleme. Ishalla i japin zgjidhje drejtuesit. Ishalla do t’i jepet zgjidhje çështjes së stadiumit”, u shpreh Neziri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto