Flower
Flower

Tragjike/ Sportisti i njohur i merr jetën vetes në sy të gruas së tij

Novak Boskovic, hendbollisti i njohur serb, ka kryer vetëvrasje në sy të gruas së tij. Sipas televizionit “Pink”, Boskovic ka qëlluar veten me një plumb në kokë nga arma me leje që dispononte.

Mirëpo, shkaqet që e kanë çuar sportistin drejt këtij akti final ende nuk janë zbardhur. Boskovic ka luajtur në Izrael, ndërsa ka qenë anëtar i Përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ku shënoi 3 gola në ndeshjen kundër Francës.

Në Serbi ka luajtur për skuadrat si Crvenka, Vrbas dhe Priboj, ndërsa në arenën ndërkombëtare është paraqitur me skuadrat Maccabi, Hapoel, Tatabanya, Kopera, Dinamo e Bukureshtit.

Burimi: Syri.net

Ju mund të pëlqeni dhe këto