Flower
Flower

Video e frikshme/ Momenti kur rrufeja godet futbollistit në mes të lojës duke e shembur në tokë

Një ndeshje futbolli për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi të vërtetë, kur skuadra U-20 e Agua Santa po ndeshej kundra Atletiko Mineiro në afërsi të qytetit Sao Paulo në Brazil.

Përballja mes tyre po zhvillohej në kushte të vështira të motit, pasi po binte një shi i dendur pa pushim. Në minutat e fundit të lojës, një rrufe ka goditur futbollistin e Agua Santa, Henrike, duke sjellë një tronditje të madhe tek të gjithë në stadium.

Futbollisti është dërguar menjëherë me urgjencë në spital, ndërsa mjekët kanë raportuar se fatmirësisht ai është në rregull dhe e kanë lënë të dali nga spitali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto