Flower
Flower

Zyrtare/ Skënder Gega nënshkruan kontratën e re me Partizanin

Skënder Gega ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës me klubin e Partizanit deri në vitin 2020, një lajm ky që është bërë i ditur nga vet klubi i Partizanit nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“De jure”, Partizani ishte pa një trajner në një kohë kur Skënder Gegës i kishte skaduar kontrata, por asnjëherë, asnjë nga palët, nuk e kishte vendosur në dyshim të ardhmen. Ashtu siç pritej, Skënder Gega firmos zyrtarisht rinovimin e kontratës me klubin e Partizanit deri në vitin 2020.

Ishte thjesht një procedurë formale por tashmë bëhet zyrtare pak orë përpara rifillimit të sezonit.

Në dy fazat e para, Gega arriti të mbajë Partizanin në krye të klasifikimit duke u shpallur dhe “Kampion Dimri”. Ky konfirmim i Gegës vjen pikërisht në një moment ku dukej se mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit të kuq ishte krijuar një pakënaqësi, ku shkaku ishte mos plotësimi i kërkesa të trajnerit në këtë merkato dimri.

ZYRTARE SKËNDER GEGA RINOVON DERI 2020 Klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Tekniku 55…

Gepostet von FK Partizani Albania am Dienstag, 22. Januar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto