Flower
Flower

Donte të bënte selfie me jaguarin, kafsha e plagos keq gruan në kopshtin zoologjik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kopshtin zoologjik “Wildlife World” në Phoenix, SHBA, ku një grua është sulmuar nga një jaguar që ndodhej aty.

Gjithçka ka nisur kur gruaja iu afrua gardhit të jaguarit për të bërë një selfie me të, por në ato momente grabitqari iu hodh sipër dhe i shkaktoi plagë të rënda.

Kjo ngjarje ka ndodhur të shtunën, më 9 mars, ku mediat amerikane kanë bërë të ditur se gruaja është jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë një të çarë të thellë në krahë.

Në mediat sociale është publikuar edhe një video nga ky moment, që tregon gruan e shtrirë në tokë, të gjakosur dhe duke qarë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto