Flower
Flower

Po bënin selfien ‘perfekte’, dy nxënëse rrezikojnë jetën duke qëndruar në hekurudha

Dy nxënëse kanë shkuar deri në limite për të kapur një selfie të bukur. Disa punonjës të stacionit të trenit në Worcestershire, Britani e Madhe, kanë filmuar momentin kur nxënëset kalojnë platformën ku lejohet qëndrimi i tyre dhe shkojnë në shinat e trenit.

Stafi i stacionit u detyrua që të ndalonte lëvizjen e trenave që mos të rrezikonin jetën e vajzave, të cilat ishin të shpërqëndruara.

Sipas një zëdhënësi policie, kalimi në hekurudhë është jo vetëm i rrezikshëm, por dënohet me një gjobë prej 1 mijë paundësh.

 “Incidente të tilla jo vetëm që vënë në rrezik jetën e të rinjve, por shkaktojnë edhe probleme të mëdha në transportin hekurudhor”, tha zëdhënësi i policisë lokale. Autoritetet larguan vajzat nga linjat hekurudhore dhe i paralajmëruan për sjelljen e tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto