Flower
Flower

Preu dorën e saj, gruaja bën veprimin drastik për arsyen shokuese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni, ku mediat lokale kanë raportuar se një grua ka prerë dorën e saj me një sharrë rrethore.

E gjitha kjo është bërë pasi gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, kërkonte që të merrte një dëmshpërblim prej 380 mijë dollarësh nga një kompani sigurimesh, me të cilën kishte nënshkruar një kontratë.

Policia ka bërë të ditur se gruas iu ngjit dora pas një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Mjekësore në Universitetin e Lubjanës.

Sipas zëdhënësit të policisë, Valter Zrinski, 21 vjeçarja e bëri gjithë këtë plan me një pjestar të familjes së saj, 29 vjeç, ndërsa janë vendosur në pranga dhe mund të dënohet deri në 8 vite burg nëse shpallen fajtorë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto